Ishte i destinuar të vijonte karrierën në “Camp Nou” por negociatat u ndalën papritur duke i dhënë të ardhmes së De Ligt një tjetër rrjedhë. Mes Barcelonës dhe De Ligt janë futur fuqishëm Juventus dhe PSG, për më tepër oferta e tyre është dy herë me e lartë se ajo që klubi “blaugrana” i ofron kapitenit të Ajax. Barça i ka paraqitur qendërmbrojtësit një page sezonale prej 6 milion euro, Juve ofron 10 ndërsa PSG 12. Këto janë shifra që Barcelona nuk i percepton për një lojtarë 19-vjeçar, qoftë ky De Ligt.

Sport
Sport

Në Spanjë janë të sigurt, Barcelona as që ka ndërmend të bëjë një sforco kaq të madhe ekonomike por ia kanë lënë në dorë lojtarit të vendos. Juve shpreson që De Ligt të joshet nga ideja për të luajtur në një skuadër me C.Ronaldon por ky operacion nuk është aspak i lehtë pasi kosto në total duke përfshirë kartonin dhe pagën e lojtarit shkon në 100 milion euro.

Manolas
Manolas

De Ligt nuk është objektivi i vetëm i Paraticit për mbrojtjen, një tjetër opsion është dhe Kostas Manolas. Mbrojtësi grek mund të jetë pjesë e një shkëmbimi pasi Roma do të kërkoj një sulmues pas largimit të Dzekos, ndërsa Juventus kërkon të gjejë një skuadër të re për Higuanin. Klauzola e largimit të Manolas është 36 milion euro, aq sa vlerësohet “El Pipita”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb