Barcelona dhe më pas Juventus kthyen Interin me “këmbë në tokë” duke konfirmuar se klubi ziklatër nuk është ende gati për synuar objektiva madhorë. Pauza që solli angazhimi i lojtarëve me përfaqësueset respektive, ka bërë që shumë klube dhe lojtarë të bëjnë edhe një herë bilancet e këtij fillim sezoni, pse jo të projektojnë dhe të ardhmen. Në një pikë të tillë ndodhet edhe Ivan Rakitic, i vetëdijshëm për të tashmen por i pa qartë për të ardhmen.

Rakitic
Rakitic

Mesfushori kroat po gjen gjithnjë e më pak hapësira te Barcelona pas ardhjes së De Jong. 186 minuta ka luajtur në total Rakitic, shumë pak për një lojtar të këtij kalibri: “Nuk ekziston një klub më i mirë se Barcelona por un dëshiroj të luaj jo vetëm të bëj xhiro në qytet. Për mua është një moment i vështirë”, u shpreh Rakitic gjatë grumbullimit me përfaqësuesen kroate. Rakitic është një dëshirë e vjetër e Inter, një lojtar që u përpoqën ta afronin edhe gjatë merkatos së verës. Conte ka nevojë jo vetëm për “ushtar” që vrapojnë pafund por ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë si Rakitic.

Vidal
Vidal

Sipas mediave italiane, Inter do të provoj sërish në janar të transferoj në Milano mesfushorin kroat. As Barcelona nuk pritet të bëhet pengesë pasi lojtarit i skadon kontrata në vitin 2021. Kjo marrëveshje mund të mbyllet mbi bazën e 30 milion eurove. Jo vetëm Rakitic, Inter prej kohësh mendon edhe për emra të tjerë si Vidal dhe Milinkovic-Savic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb