Divorci ndërmjet Man.City dhe Pep Guardiolës mund të vijë por jo atëherë kur tifozët e Juves do të dëshironin, nuk mund të vijë këtë sezon por e sigurt është se tekniku spanjoll nuk do të qëndroj gjatë te “qytetarët”, nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë, të qëndroj më shumë se sa 4 sezone në një ekip, nuk e bëri as kur ishte pjesë e Barcelonës. Guardiola është një detajist në çdo aspekt, e ka vërtetuar se nuk mund të qëndroj gjatë në krye të një skuadre, fiton apo jo.


Star Sport
Star Sport

Mediat britanike kanë filluar të flasin për një skenarë të tillë, për një largim të mundshëm të Guardiolës në vitin 2020, pra të paktën dhe një sezon Pep do të qëndroj në Mançester. Sezoni që sapo u mbyll, përjashto këtu dështimin në Champions, nuk ishte një sezon për tu hedhur poshtë, arriti të fitoj Premier League dhe Kupën e Ligës, një sukses që i lejon ta kaloj disa ditë pushimi në Neë York.


Pep Guardiola
Pep Guardiola

Pep po përgatitet për një sezon të ri, mbase të fundit në krye të City, me objektivin e qartë, të fitoj Champions League, më pas të largohet i qetë. Ashtu si në të kaluarën, Pep preferon të qëndroj një vit pushim për të nisur një projekt të ri, mbase në krye të Juventusit.
(BalkanWeb)