Festë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, Ronaldon celebron ditëlindjen e tij të 34-ët ndërsa Max Allegri buzëqesh në vigjilje të sfidës në Champions League kundër Atletico Madrid. Lajme pozitive vijnë nga infermieria mbi të gjitha në mbrojtje. Mungesa e Bonuccit dhe Chiellinit kanë rezultuar thelbësore, aq sa nuk kanë mjaftuar as golat e Ronaldos.

Parma konfirmoi se pa Bonucci e Chiellini në mbrojtje, Juve është shumë e prekshme, 3 gola të pësuar janë shumë për një ekip si Juve që kërkon me çdo kusht të triumfojë në Champions. Chiellini po rikuperon me ritme të mira, pak nga pak po lë pas atë problem në pulpë, rikthimi i tij kundër Atleticos nuk vihet në dyshim, mbase mund të zbres disa minuta që në sfidën kundër Frosinones me 15 shkurt. Edhe Bonucci është duke punuar për të qenë në fushë në këtë sfidë shumë të rëndësishme. Kavilja po i përgjigjet mirë dhe me pak fat mund të jetë në fushë, optimizmi është i madh nga stafi mjekësor.

Juventus Fc V Uc Sampdoria Serie A
Juventus Fc V Uc Sampdoria Serie A

Mbetet për tu vlerësuar edhe situata me të dëmtuarit e tjerë, Bernardeschi, Douglas Costa e Barzagli. Braziliani i cili u përfshi në një aksident rrugorë por pa pasoja për të duhet fillimisht ti nënshtrohet vizitave mjekësorë për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë traum, gjithsesi prezenca e tij kundër Atleticos nuk vihet në dyshim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb