Nuk dihet nëse e bën vetëm për të shqetësuar rivalët, apo për të siguruar shërbimet e një goleadori për të ardhmen, por Juventus ka hyrë bindshëm në garë për Herling Braut Haaland. Futbollisti norvegjez, një zbulim i Salzburgut në këtë sezon po çmend klubet më të mëdha të Europës, teksa ka një mesatare të frikshme shënimi, madje më të lartë se sulmuesit e afirmuar.

Haaland
Haaland

Jo më kot që tani ka nisur një ankand I vërtetë, ku mbi të gjithë fituesi më i madh do të jetë Salzburg, që shpenzoi vetëm 5 milion euro për kartonin e tij gjatë merkatos së janarit. Sipas mediave italiane, grupit të “gjigandëve” të futbollit europian që interesohen për Haaland i është bashkuar edhe Juventus, që ka futur në lojë super menaxherin Mino Raiola.

1162503661.jpg.0
1162503661.jpg.0

Ky I fundit ka nisur punën për të bindur klubit austriak të shesë sulmuesin 19-vjeçar. Gjithsesi, problem mbeten pretendimet financiare të Salzburg, që pas paraqitjeve spektakolare të Haaland e vlerëson atë 100 milion euro. Por me negocimin e një mjeshtri të merkatos si Mino Raiola, Juventus shpreson të zbresë deri në 80 milion euro me ofertën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb