Nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë ndaj Italisë, por Mario Mitaj mbetet në qendër të merkatos, mbi të gjitha të ekipeve në Serie A. Nuk është një sekret që Mitaj pëlqehet shumë nga Juventus, por për momentin kjo pistë është zbehur disi, pasi drejtuesit e klubit kanë prioritete të tjera në merkato.

Sipas TuttoSport, kërkon të përfitojë nga kjo situatë ekipi i Bologna-s, me përfaqësues të klubit që e kanë vendosur talentin kuqezi në listën e lojtarëve që do të mbajnë në vëzhgim gjatë këtij evropiani pasi është një profil që i pëlqen shumë.

Bologna do të ishte një opsion i shkëlqyer për Mitaj pasi do të kishte mundësi të luante në Champions League sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb