Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka njoftuar se Zonja e Vjetër e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Paul Pogban. Gjatë ditës së sotme (e martë), në Milano janë mbajtur takime mes përfaqësuesve të të dy klubeve, ndërsa mediat franceze kanë raportuar se është arritur marrëveshja që Bianconerët të mos e shesin mesfushorin këtë verë.

Barcelona nuk ka të drejtë të blejë lojtarë deri në vitin 2016, prandaj është raportuar se Juve “do t’ia ruajë” francezin klubit spanjoll. Megjithatë, duke folur për Gazzetta dello Sport, Marotta ka thënë se Blaugranët kanë bërë ofertë.

“Po, morëm ofertë prej 80 milionë eurosh. Por mund të konfirmoj se nuk do ta shesim Pogban”, ka thënë drejtori i Juves.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: