Juventus raportohet se po bëhet gati ta transferojë sulmuesin e Arsenalit, Lukas Podolski. Juve tentoi të nënshkruajë me Podolskin gjatë verës, pasi fitoi Botërorin me Gjermaninë dhe Bianconerët janë të gatshëm të provojnë sërish. TMW shkruan se Juve shpreson të sjellë gjermanin në formë huazimi në janar për pjesën e mbetur të sezonit. Podolski ka treguar formë të mirë secilën herë që ka luajtur këtë sezon, por është i pakënaqur që fiton pak kohë loje te Arsenali. Sulmuesi edhe publikisht ka deklaruar se do të kërkojë të bisedojë me menaxherin Arsene Wenger për të sqaruar situatën e tij para afatit kalimtar të janarit.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb