ITALI – Juventusi shpallet për të katërtën herë radhazi kampion i Italisë, falë fitores së arritur ndaj Sampdorias, këtë të shtunë.
Bardhezinjëve u mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar titullin e 31 në historinë e tyre, por Arturo Vidal në minutën e 32-të të takimit godet saktë me kokë një top të krosuar nga Lichsteiner nga e djathta dhe shënon golin e tri pikëve.
Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, 17 pikë më shumë se Lacio i vendit të dytë dhe kur kanë mbetur katër ndeshje nga fundi i këtij sezoni. Zonja e Vjetër mbetet në garë edhe në Ligën e Kampioneve dhe në Kupën e Italisë.
Të martën bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirë në fushën e tyre, ndaj Realit të Madridit.


(er.cu/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: