Pasi kanë siguruar Dybala, mungon vetëm zyrtarizmi, Juventus është gati të mbylli një tjetër marrëveshje për sezonin e ardhshëm. “Zonja e vjetër” është një hap larg Sami Khedira me të cilin kanë rënë dakord për detajet e kontratës. Përpara se të hidhen firmat në kontratë, mesfushori gjerman duhet të kalojë vizitat mjekësore. Pritet që Khedira të zbarkojë në Torino të martën ose të mërkurën. Për kampionët e Italisë ky është një okazion pasi Khedira është në fund kontratë me Real Madrid, skuadër ku kalojë pesë sezone, dhe mund të transferohet në Torino me parametra zero. Për kampionin e botës, Juve ka gati një kontratë katër vjeçare nga ku Khedira do përfitojë katër milion euro në sezon plus bonuset.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb