Shkarkimi i Allegrit ka detyruar drejtuesit e Juves të punojnë me kohë të plotë të gjetur sa më shpejt një zëvendësues, në mënyrë që ti përkushtohen më pas merkatos. Emrat mbeten të njëjtë, Guardiola, Klopp e Pochettino, më shumë se sa opsione reale, të tre trajnerët e Premier League, janë më shumë një ëndërr, një dëshirë e të gjithëve në Torino.

Sarri
Sarri

Po nga Anglia vjen sëfundmi një emër surprizë, bëhet fjalë për Maurizo Sarrin, një trajner i cili është shndërruar në objektiv të shumë klube, përfshi këto Roma e Milan. Roma vijon të pres një përgjigje përfundimtare nga Gasperini por në të njëjtën kohë kanë vendosur kontakte edhe me Sarrin. Milan gjithashtu ka vendosur kontaktet e para por fillimisht duhet të arrijnë objektivin e sezonit, pjesëmarrjen në Champions Leauge.

Corriere
Corriere

Pikërisht në momentin kur interesi për të rikthyer Sarrin në Itali u rrit ndjeshëm në loje sipas “Corriere dello Sport” është futur edhe Juventus, nëse dështojnë pistat e rëndësishme, Sarri do të ishte një opsion i mundshëm. Vetë drejtuesit e Juve në daljet e tyre të fundit publike, Paratici dhe Nedved, janë shprehur se nuk e kanë me nxitim por sigurisht e kanë një ide të qartë.

Sarri
Sarri

As Sarri nuk e ka me nxitim, fillimisht ka ende një finale për të luajtur me Chelsean, finalen e Europa League, të cilët kërkon ta fitoj me çdo kusht, do të ishte trofeu i parë i rëndësishëm në karrierën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: