Mesfushori i Juves, Locatelli iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së parë të Play Off ndaj PSV në Champions.

“E marta do të jetë shumë e rëndësishme, pasi ne po luajmë në shtëpi kundër një kundërshtari të madh – një ekip i ri me të cilin jemi përballur tashmë, por do të jetë ndryshe. Është ndeshja e parë, por është thelbësore që t’i qasemi mirë.

“Kolo Muani- Ai është një djalë shumë i mirë. Ne i dinim cilësitë e tij. Kur vjen një lojtar i tillë, puna jonë bëhet më e lehtë”,  deklaroi Locatelli.  

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb