Pas suksesit të pastër 3-0 kundër Verona-s, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është koha për prezantime. Këtë të martë, u prezantua afrimi i tyre i fundit, Francisco Conceição. Sulmuesi portugez erdhi në Torino në formë huazimi për 7 milionë euro, plus 3 të tjera bonuse.
Jo vetëm kaq, Juve nuk ka ndërmend të ndalet pasi në Itali e bëjnë të kryer, të mërkurën prezantohet edhe objektivi i tyre kryesor, Koopmeiners.
Juve dhe Atalanta kanë gjetur akordin final, me holandezin që do të transferohet në Torino për 53 milionë euro plus 7 të tjera bonuse. Mesfushori do të firmos një kontratë 5-vjeçare.
(BalkanWeb)