Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit gjithmonë krijon polemika sidomos për mënyrën e gjykimit të ndeshjes nga gjyqtarët.

Gjatë finales së Superkupës të fituar 1-0 nga torinezët ka pasur edhe disa raste të dyshimta. Kuqezinjtë protestuan ashpër në fund të ndeshjes se pse gjyqtari nuk shkoi të verifikonte me VAR një ndërhyrje të Emre Xhan ndaj Kontit në zonë.

Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Graciano Çezari, kuqezinjtë kishin të drejtë që protestonin pasi ai as nuk mori mundimin të shikonte pamjet e VAR.

“Mbeta i çuditur nga vendimi i fundit i Bantit, kur nuk shkoi të shihte ndërhyrjen e Emre Xhan ndaj Konti. Ajo ishte një ndërhyrje që meritonte vëmendje më të madhe në një moment të veçantë të ndeshjes. Ishte më mirë nëse shkonte te monitori, ashtu siç thoshte Gatuzo kur po protestonte për penalltinë”, u shpreh Çezari.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb