Juventus po kalon një moment të vështirë, ku mungesat e shumta kanë pasur një ndikim të madh edhe në paraqitjet e ekipit në fushë. “Zonja e Vjetër” vjen pas dy barazimeve radhazi 0-0, kundër Milan dhe Aston Villa-s, por ndaj Lecce janë të dënuar të fitojnë, fakt që pranon edhe trajneri Motta:

“Duhet të kemi vazhdimësi, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe në të gjithë aspektet. Vlahovic dhe Mckennie nuk do të jenë me, por kam shumë besim te lojtarët e mi. Kushdo që të jetë në fushë do të bëjë një ndeshje të madh. Është shumë e rëndësishme që të përballojmë këtë situatë duke dhënë gjithçka kemi”, u shpreh Motta në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: