Për momentin është thjeshtë një ide por Juventus dhe Real Madrid janë duke shqyrtuar mundësinë për një shkëmbim yjesh ndërmjet tyre. Në vorbullën e merkatos janë përfshirë dy mesfushorë klasi, Toni Kroos-Miralem Pjanic. Boshnjaku vijon të jetë një preferencë e presidentit të Real Madrid, pasi provoi një vit më parë por pa sukses, Florentino Perez pritet të hidhet sërish në sulm për Pjanic.


Pjanicc
Pjanicc

Sipas mediave spanjolle, për të arritur tek Pjanic, Perez do të përfshijë në tratativa as më shumë e as më pas por Toni Kroos, një emër i madh i futbollit botëror që josh jo pak “Zonjën e Vjetër”. I vetmi problem në këtë pikë është diferenca e madhe në pagën e dy lojtarëve: Pjanic përfiton afro 6,5 milion euro në sezon ndërsa Toni paguhet dyfish në Madrid.


Kroos
Kroos

“Tuttosport” përforcon këto zëra duke shkruar se drejtori sportiv i Juve, Paratici është duke vlerësuar detajet ekonomike të këtij transferimi pasi Kroos pëlqehet shumë në ambientin bardhezi, edhe në verën e vitit 2017 provuan ta transferonin në Torino. Pas dy vitesh kjo tratativë ndizet sërish ku Pjanic pritet të jetë i sakrifikuari i madh.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb