Matthijs De Ligt pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës, me holandezin i cili është shndërruar në objekt dëshirash nga klubet më të mëdha europiane. Aktualisht Barcelona është një hap përpara çdo konkurrenti, kjo për vetë faktin se pak kohë më parë arritën të mbyllin marrëveshjen me mikun e tij, Frenkie De Jong, një operacioni kosto e së cilit shkoi në 75 milion euro kesh plus 11 të tjera në formë bonuesh.

De Jong
De Jong

Vetë De Ligt ka dëshirë ti bashkohet shokut të tij në “Camp Nou”, por në këtë pikë në skenë janë futur emra të mëdhenj të futbollit botëror. Situatën e qendërmbrojtësit të Ajax po e ndjekin me interes edhe Juve, PSG dhe Man.City. “Zonja e Vjetër” ka besim se Mino Raiola, agjenti i De Ligt t’ia ofrojë atyre fillimisht, fundja kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku.

Golden Boy
Golden Boy

Vetë Andrea Agnelli ka zbritur në fushë për ti dhënë një dorë drejtueseve të klubit për të mbyllur këtë operacion. Presidenti i Juves ishte i pranishëm gjatë dorëzimit të çmimit “Golden Boy”, ndërsa së bashku me De Ligt ishte edhe Edwin Van der Sar, ish portieri i Juventusit aktualisht drejtori i përgjithshëm i Ajax.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb