Egoja e “Zonjës së Vjetër” për të pushtuar europën është shumë e madhe, askush dhe asgjë nuk mund të ndalë projektin e tyre për tu rikthyer prepotent në kontinentin e vjetër, për më tepër që paratë nuk i mungojnë. Pas arritën të transferonin Ronaldon në Torino, për drejtuesit e Juventusit tashmë gjithçka është e mundur.

Eriksen
Eriksen

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, bardhezinjtë janë futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Christian Eriksen. Ylli i Tottenham prej kohësh është nën shënjestrën e Real Madrid por Juve nuk ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti danez. Gjithnjë sipas “Daily Mail”, Juve e ka vendosur Eriksen në krye të listës së dëshirave, këtë verë do të trokasin në dyert e Tottenham me një ofertë konkrete.

Fbl Ita Seriea Juventus Lazio
Fbl Ita Seriea Juventus Lazio

E fitojnë apo jo Champions League këtë sezon, Juve është duke u përgatitur të rinovojë një ekip të madh në moshë. Një prej lojtarëve që pritet të largohet është Douglas Costa. Braziliani ka hasur shumë vështirësi këtë vit për shkak të lëndimeve, pezullimeve dhe një aksident me makinë. Costa u transferua më shumë bujë në Torino, kartoni i të cilit i kushtojë Juves 46 milion euro por rendimenti i tij ka lënë shumë për të dëshiruar vetëm një gol dhe dy asist. Për Costën kanë shfaqur interesim Man.United dhe PSG.
(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb