Armando Broja mbetet një emër shumë i nxehtë në këtë merkato vere, për më tepër tani që trajneri i Chelsea-t dhe drejtuesit e klubit e kanë nxjerr de facto në shitje. Broja është larguar nga ekipi i parë, po stërvitet tek U-23, në pritje për të gjetur një ekip të ri në këtë merkato vere. Kjo situatë që po kalon sulmuesi kuqezi, ka bërë që emri i Brojës të lakohet thuajse në çdo skuadër që këtë verë kërkon një sulmues.

Broja Juve
Broja Juve

Sigurisht ka edhe ekipe që dalin nga gara, si në rastin e Juventus, pasi TuttoSport shkruan se Broja nuk është më në planet e “Zonjës së Vjetër”. Në këtë kushte, në Serie A, përforcohet gjithnjë e më shumë ideja për një transferim të mundshëm te Milan, skuadër që e ndjek për kohësh “bomberin” shqiptar.

Broja 1
Broja 1

Gjithnjë sipas TuttoSport, Broja përfaqëson një okazion për Milan, pasi “djalli” nuk ka mundur ende të gjejë një zëvendësues për Oliver Giroud. Jo vetëm në Serie A, së fundmi emri i Brojës po qarkullon edhe në Bundesligë.

Sky Sport Gjerman
Sky Sport Gjerman

Pas Dortmund, tani edhe Stuttgard po kryen sondazhe për Brojën. Sipas Sky Sport Gjerman, drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Chelsea-t për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Brojën në Bundesligë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: