Juve siguroi fitoren e dytë radhazi në Serie A, hedh një tjetër hap të rëndësishëm përpara, duke rikuperuar pikë për objektivin e tyre, të sigurojnë një vend në Evropë. Nëse nuk do të ishte për atë dënim, “Zonja e Vjetët” do të ishte e vetme në vendin e dytë, në ndjekje të Napolit, por në këto kushte renditet në vendin e 9-të me 29 pikë.

Përballë Fiorentinës në “Stadium” vendosi një gol i shënuar nga Rabiot në minutën e 34-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic dyfishoi shifrat, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në fund, tre pikët e Juves u shpëtuan po nga VAR duke anuluar golin e Castrovillit për një pozicion jashtë loje të Ranierit. Allegri shijon këtë trepikësh, por nuk dëshiron të shoh larg apo të bëjë llogari pasi në mes tani futet edhe Europa League, sfida me Nantes:

Allegri
Allegri

“Është një objektiv, ashtu si Kupa e Italisë, më pas do të shohim edhe kampionatin, se ku kemi arritur”, theksoi trajneri i Zonjës pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb