Igor Tudor, trajneri i Juventusit, ka folur në konferencë për shtyp në fund të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Monzas.
A është ky reagimi që prisnit?
“Jam shumë i kënaqur me të dyja pjesët. Në pjesën e parë ne dominuam dhe mund të kishim shënuar dy gola të tjerë. Në pjesën e dytë më pëlqeu lufta e ekipit dhe kjo do të na ndihmojë të rritemi pak. Kjo është një fitore e dyfishtë.
Ajo që bëmë në pjesën e dytë nuk është gjë e vogël. Jam i kënaqur me të dyja pjesët. Ndaj Bolognas na pret sfidë e madhe.
