Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, ka mposhtur thellë Pescarën me rezultatin 3 me 0. “Bardhezinjtë” nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren duke treguar edhe një herë pontecialin që zotëron. Khedira në minutën e 36-të do të hapte sfidën duke shënuar golin e parë pas një asisti të Mandzukiç. Në të parën mori pjesë në aksion ndërsa në të dytin do të ishte vetë kroati që do të shënonte duke dërguar Juventusin në epërsi të dyfishtë. Pescara e kishte të vështirë të reagonte ndërsa Hernanes me një goditje të bukur nga jashtë zone do të stamponte shifrat në 3-0.

Napoli ka arritur të mare një trepikësh me mjaft vlera në transfertën e Udines. Napolitanët iu falën Lorenco Insinjes i cili shënoi dy gola në harkun e 10-të minutave. Në fillim në të 47-ën do të shënonte golin e parë të takimit. Akoma pa marrë veten Udineze, italiani, kalon skuadrën e Sarit në avantazhin e dy golave.

Vendasit gjejnë forcën dhe ngushtojnë rezultatin dy minuta më pas por nuk arrijnë të dalin me pikë nga ky takim. Në “Friuli” gjithçka mbyllet 1 me 2 në favor të Napolitanëve. Në lojë nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësi I kombëtares Elseied Hysaj.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: