Andrea Anjeli deklaroi menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga Ajaksi,se projekti bardhezi do të vijojë me Masimiliano Alegrin në stol. Vetë trajneri u shpreh i sigurt se do të vijonte detyrën e tij në krye të stolit të Juventusit. Por një ditë më pas gjërat duken se kanë ndryshuar.

Sky Antonio
Sky Antonio

Të paktën kështu raporton “Sky Sports”, me televizionin britanik që këmbëngul se Juventusi është gati të rikthejë ish-trajnerin Antonio Konte. Sipas “Sky Sports”, pavarësisht deklaratave të pas ndeshjes, ende asgjë nuk është vendosur për të ardhmen dypalëshe dhe ekziston një mundësi e madhe që në verë Anjeli dhe Alegri të vendosin për divorcin përfundimtar. Në një rast të tillë, Antonio Konte është i preferuari i presidentit juventin, pasi me të nisi historia e suksesit të viteve të fundit dhe sepse e njeh mjaft mirë ambientin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb