Juventus bie keq në Firenze. Bardhezinjtë u mundën 3-0 nga Fiorentina, në një ndeshje totalisht për t’u harruar për torinezët.
Gosens dhe Mandrogora befasuan “Zonjën e Vjetër”, me golat e tyre në pjesën e parë. Në të dytën, Gudmundsson thelloi shifrat.
Juventus është në vendin e pestë me 52 pikë, pra duke zbritur kështu një vend më poshtë dhe duke u larguar nga pozita e Champions, që tani mbahet nga Bologna e vendit të katërt.