Juventus a përcjellë Gigi Buffon me një fitore në Allianz Stadium ndaj Verona-s me rezultatin 2-1. E gjithë vëmendja ishte përqendruar te numri 1 i Juventus dhe ndeshja e tij e fundit me Zonjën dhe vetë ndeshja kaloi në plan të dytë. Pjesa e parë nuk kishte shumë histori. Ishte Juve ekipi që dominoi në mbajtjen e topit dhe rastet e krijuara, por pa arritur të gjejë golin e avantazhit.

Buffon qëndroi i pashqetësuar teksa Verona nuk rrezikoi asnjëherë seriozisht portën e tij. Pas pushimit ishte qendërmbrojtësi Rugani ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 49’. Vetë dy minuta më pas mesfushori Pjanic ai që dyfishoi rezultatin me një goditje standarde të nivelit më të lartë duke shtangur portierin kundërshtar.

Në minutën e 63’ ndalet loja dhe i gjithë stadiumi çohet në këmbë për të përcjellë për të fundit herë legjendën e portës Buffon, i cili pak minuta para se të dilte shpëtoi mirë pa shkaktuar një penallti, por edhe arbitri nuk donte që ai të pësonte gol në ndeshjen e tij të fundit.

Cerci ngushtoi rezultatin në minutën e 76’ me një gol fantastik përpara se Lichtsteiner të humbiste një penallti pesë minuta përpara fundit. Ndeshja përfundon me aq dhe Buffon vazhdon xhiron e tij përreth stadiumit për të përshëndetur tifozët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: