Juventusi ka arritur të marrë një fitore shumë të vështirë me shifrat 2-3 në ndeshjen e parë të “Seria A” kundër Chievo-s.

Skuadra e drejtuar nga Allegri mori shumë shpejt avantazhin, me Khedira-n që realizoi në minutën e 3-t nga brenda zonës. Dukej sikur skuadra që debutoi Ronaldo do ta fitonte me shumë lehtësi këtë takim, por me kalimin e minutave vendasit morën veten.

Duhej të vinte minuta e 38-t që ‘zonja’ të kuptonte se për 3 pikët duhet derdhur shumë djersë. Stepinski fluturoi mbi të gjithë duke barazuar me kokë.

Kur askush nuk e priste, në të 56-t, Giacherini me një goditje të saktë nga pika e bardhë e penalltisë do të kalonte Chievo-n në avantazh. Juventus nuk i beson syve dhe hidhet menjëherë në sulm.

Fillimisht do të ishte Bonucci që me kokë do të barazonte shifrat në 2-2, ndërsa në të 93-n, Bernandeschi do t’i dhuronte 3 pikët ‘zonjës së vjetër’.

Një debutim shumë i vështirë për Ronaldo-n, i cili nga ndeshja e ardhshme do t’i bëjë më mirë llogaritë pasi në “Seria A” hapësirat janë shumë të pakta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb