TIRANË- Juventusi ka arritur një fitore spektakolare sot në Gjermani ndaj Dordmundit.

Skuadra e Alegrit ka zhvilluar një ndeshje perfekte duke marrë një fitore 3-0 dhe duke prerë një biletë kualifikimi edhe pse luante në transfertë.

Bardhezinjtë shënuan që në minutën e 3-të me Karlos Tevez dhe arritën ta mbyllin pjesën e parë në avantazhin e një goli.

Sulmuesi argjentinas do të bëhëj protagonisti absolut i “zonjës” edhe në pjesën e dytë pasi dhuroi asistin e golit të Moratës që dyfishoi shifrat dhe shënoi golin e 3-të duke vulosur përfundimisht këtë takim në shifrat 3-0.

Dordmundi nuk pati dot shansin të rihapte sfidën pasi italianët ishin të vendosur mjaft mirë edhe në prapavijë.

Barcelona – Siti 1-0.

Në takimin tjetër mes Barcelonës dhe Mançester Sitit nuk ka pasur surpriza. Katalanasit pas fitores në Angli kanë arritur edhe sot një tjetër fitore, falë golit të shënuar nga Rakitiç në pjesën e parë të takimit.

Vendasit kanë qenë në lartësinë e duhur dhe kanë dominuar gjatë 90 minutave. Në të vetmen mundësi që pati Siti për të rihapur lojën, gaboi pasi Aguero u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra spanjolle e Enrikes kualifikohet kështu mes 8 ekipeve më të mira në Europë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb