Juventus e nis keq edhe javën e dytë të Serisë A duke humbur ndaj Romës me rezultatin 2­1. Fillimisht ishte skuadra e kryeqytetit italian e cila kaloi në avantazh në minutën e ’61 të pjesës së dytë. Por Roma nuk e mbylli me kaq, në minutën e ’79 ishte Edin Dzeko që dyfishoi rezultatin. Rreth 10 minuta më pas Juventus do të gjente golin e nderit me anë të Paulo Dybala, por pa mundur që të barazonte rezultatin.

Ndërkaq, të shtunën Milani ka arritur më në fund fitoren e parë për këtë sezon. Skuadra kuqezi ka mposhtur 2­1 Empolin në “San Siro”.

Kanë qenë dy blerjet e reja që kanë shënuar golat e fitores për Milanin. Golin e parë e shënoi Karlos Baka, më pas barazoi Saponara në minutën e 20­të, katër minuta pas golit të Bakës.

Goli i fitores erdhi nga Luis Adriano, i cili asistoi edhe në golin e parë. Kjo është fitorja e parë për Milanin në dy javë të Serisë A.

renditja

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: