Mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, ka folur për SportMediaset pas barazimit  ndaj Romës (1-1).

Pika e kthesës erdhi me Tudor? Çfarë loje keni parë? “Ne u futëm në lojë për të sulmuar kundërshtarin, për të qenë fizikisht kërkues. Më pas me topin donim të bënim atë që përgatitëm gjatë javës. Bëmë mirë në pjesën e parë, pastaj goli i pranuar na dëmtoi. Ne donim fitoren, mëkat që nuk ia dolëm, por rruga është ajo e duhura që duhet ndjekur.

A ka pasur rritje në aspektin mental? “Ne mund të luajmë ndeshje të shkëlqyera sepse jemi lojtarë të nivelit të lartë. Jemi gati të ndjekim atë që na thotë trajneri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb