Edhe pse merkato është larg, Juventus po mendon për afrimin e një lojtari. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi bardhezi do të shfaqë shumë shpejt interes për sulmuesin francez të PSG, Kolo Muani.

Kolo Muani ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe me një vlerë që shkon rreth 40 milionë euro. Duke parë dëmtimet e shpeshta të Milik dhe duke parë nevojën për një zëvendësues të Vlahovic, ndërhyrja në merkato për “Zonjën e Vjetër” duket detyrim.

Kolo Muani në sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje, ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 5 asiste me kampionët e Francës. Më herët, ai ka luajtur për Nantes dhe Frankfurt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb