Juventusi e mbylli fazën e grupeve të “Champions League” në vendin e parë duke pritur e qetë kundërshtarin e ardhshëm për fazën e 1/8 që do të hidhet të hënën. “Bardhezinjtë” përveç këtij fakti po festojnë edhe kryesimin në renditjen e të ardhurave të arkëtuara në kompeticionet europiane (Champions plus Europa League).

Kampionët e Italisë, në pesë vitet e fundit, ka fituar 281 milionë euro, fryt i rezultateve të marra në fushën e lojës dhe i të drejtave televizive. Asnjë nuk ka qenë në nivelin e “Zonjës”: 4 më shumë se Real Madrid (dy Champions të fituar, tri gjysmëfinale), 25 më shumë se Bayern (një Champions, një finale, tri gjysmëfinale), 28 më shumë se Chelsea (një Champions, një gjysmëfinale, një Europa League) 35 më shumë se Barcelona (një Champions, dy gjysmëfinale) dhe 104 më shumë se Atletico Madrid (një Europa League, dy finale të Championsit).

Ekipin tjetër italian që është pjesë e kësaj liste duhet zbritur në vendin e 13-të ku ndodhet Milan me 128,8 milionë euro (pavarësisht se ka marrë pjesë vetëm 3 herë në kompeticionet europiane në 5 vitet e fundit), Roma është e 15-ta (115,7 milionë, dy pjesëmarrje dhe një paly off në Europa League), Napoli i 19-ti (99,6 milionë, mes Champions dhe Europa League) dhe Lazio e 35-ta (50,8 milionë, katër pjesëmarrje në Europa League, një play off në Champions).

Juventus “falenderon” në distancë të gjithë klubet e tjerë italin që nuk kanë arritur të kualifikohen në Champions ose të kalojnë fazën e grupeve, duke iu dhuruar “bardhezinjve” qindra mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: