Nga merkato e transferimeve vjen një lajm i bujshëm: Juventus dëshiron Kovaçiç. Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta sheh tek mesfushori kroat zëvendësuesin ideal të Andrea Pirlo-s.

Pengesa më e madhe në arritjen e kësaj marrëveshje është rivaliteti i madh që kanë këto skuadra, armike të përjetshme. Të gjesh një pikë të përbashkët ndërmjet Juves dhe Interit është shumë e vështirë, rast tipik është dështimi i shkëmbimit Vuçiniç-Guarin, në një kohë kurë gjithçka dukej e përfunduar.

Juventus është futur fuqishëm në këtë merkato, jo vetëm në hyrje por edhe në dalje. Të shumtë janë skuadrat të cilat interesohen për disa lojtarë të kampionëve italianë.

Southampton është duke menduar të transferojë Ogbonna-n. Klubi anglez është i gatshëm të shpenzojë 10 milionë euro për mbrojtësin. Nuk duhet nënvlerësuar interesimi i Real Madrid për Bonucci-n.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb