Skuadra e Interit fitoi 3-­0 në kohën e rregullt ndaj Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e vlefshme për takimin gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Pas këtij rezultati, ndeshja shkoi me luajtjen e kohës shtesë për faktin se në takimin e parë, Juventusi ka fituar 3-­0 ndaj zikaltërve.

Pjesa e dytë

Në minutat e para të pjesë së dytë Ivan Perisiç dyfishoi rezultatin për Interin duke rihapur takimin. Skuadra e Mançinit mori në dorë frenat e lojës, duke dominuar lojën në ‘San Siro’. Marçelo Brozoviç realizioi dopietën e tij dhe golin e tretë për Interin në minutën e 82′. Ky rezulta bëri që skuadrat të shkonin në kohën shtesë.

 Pjesa e parë

Skuadra e Mançinit kërkoi golin që në minutat e para të pjesës së parë. Zilaktrit u shfaqën më të motivuar duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 16′ me anë të Brozoviç. Goli i tij përcaktoi edhe rezultatin e pjesës së parë 1-­0. Ndërsa skuadra e Juventusit u shfaq më e tërhequr në mesfushë, duke kërkuar të mbronte rezultatin e parë 3­-0 në Torino./Panoramasport.

 

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: