Juventus po mendon për merkaton. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi dhe profili ideal duket ai i Fikayo Tomorit, i cili aktivizohet në radhët e Milanit.

Klubi nga Torino është gati të hyjë në tratativa, për të gjetur një akord për janarin. 27-vjeçari kushton jo pak, por ka një çmim që shkon diku tek 30 milionë euro.

Vlen të theksojmë se Juventus ka në skuadër Pierre Kalulu, futbollist që e mori pikërisht nga Milan.

Vendimtare, në fund do jetë vetë dëshira e Tomorit. Ai është pjesë e Milan që në vitin 2020.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb