Skuadra italiane, Juventusi ka shfaqur interesim për mesfushorin e PSG-së, Blaise Matuidi. Mësohet se drejtuesit e Juventusit kanë nisur misionin që ta gjejnë pasardhësin e Paul Pogbas, i cili është pranë transferimit te Manchester Untied.

Sakaq, sipas të përditshmes sportive franceze, kampioni i Italisë ka shfaqur interesim për mesfushorin e PSG-së, Blaise Matuidi. Por, Matuidi nuk është synimi i vetëm i Juventusit. Këta të fundit si opsion e kanë edhe mesfushorin e Chelseas, Nemanja Matić
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: