Juventus nuk njeh rivalë në Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ ka marrë edhe fitoren e 18-të, pas  mposhti Chievon me rezultatin e thellë 3-0.

Bardhezinjtë arritën të kalojnë në epërsi me golin e realizuar nga Douglas Costa në minutën e 13-të.

Juve  dyfishoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Emre Can. Në pjesën e dytë Ronaldo shpërdoroi edhe  një penallti. Goli i tretë erdhi nga Daniele Rugani që shënoi me kokë.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në 56 pikë pas 20 ndeshjesh, plot 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: