Juventus nxiton për rinovimin e kontratës së Dusan Vlahovic, me sulmuesin serb që ka marrëveshje ekzistuese deri më 30 qershor 2026. Pavarësisht kohës që pret, bardhezinjtë nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe për këtë, kanë nisur nga puna për gjetjen e një akordi me futbollistin.
Sipas asaj që raporton Telelombardia, ideja e “Zonjës së Vjetër” ka të bëjë me zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028 ose 2029 me një pagë 8 milionë plus bonuse. Gjithsesi, ky propozim vështirë të pranohet nga lojtari, që kërkon minimumi 10 milionë.
Vlahovic firmosi me Juventusin në janar 2022 për 70 milionë euro plus 10 milionë bonuse.
(J.S/BalkanWeb)