Juventus është përforcuar në merkato. Klubi bardhezi ka firmosur me Alberto Costa, mbrojtës i cili vjen nga Vitoria Guimares. “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Costan, e cila do të jetë e vlefshme deri në 2029-tën.

“Juventus njofton ardhjen e Alberto Costa, një mbrojtës i ri portugez i lindur në 2003, i gatshëm për të sjellë guxim dhe cilësi në prapavijën e Juventusit. Lojtari do të jetë i lidhur me Juventusin deri më 30 qershor 2029”- shkruan Juvja.

 

 


 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb