Juventus ja del në “San Siro” duke fituar 1-2 kundrejt kuqezinjve. Bardhezinjtë përmbysin Milanin dhe prekin titullin, duke shkuar në kuotën e 76 pikëve, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë.
Alex i ka dhënë avantazhin skuadrës në minutën e 18 të takimit, ndërsa kroati Mandzukiç ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 27′.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa të dyja skuadrat kanë qenë kërkuese për të gjetur rrjetën e dytë.
Ndërkohë në fraksionin e dytë mesfushori francez, Pol Pogba ka dyfishuar shifrat për juventinët në minutën 65′.
https://www.youtube.com/watch?v=byoUuVweo-A
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: