Cikli i Andrea Pirlo-s tek Juventus mund përfundojë pas disa javësh. Është vetë fantazisti i cili flet qartë në vigjilje të sfidës kundër Real Madrid: “Nëse fitojmë Champions League largohem për të luajtur jashtë Italisë. Juventus do jetë skuadra ime e fundit që luaj në Serie A. Real Madrid? Mund t’ia dalim, kemi shumë për të ëndërruar dhe asgjë për të humbur”. Në takimin kundër Real, Pirlo do të takohet me ish trajnerin e tij Carlo Ancelotti: “Për mua është si një baba. Më ka ndryshuar karrierën duke më vendosur përpara mbrojtjes. Kemi kaluar së bashku momente fantastike, e jona është një e kaluar e rëndësishme”, u shpreh Pirlo.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb