Përqendrim në kampionat, por një mendim shkon edhe për Champions League. Sfida e radhës në kampionat për Juventusin është Chievo: “Është gjithnjë një ndeshje e vështirë. Kundër nesh skuadrat mbyllen dhe na duhet gjithnjë të japim diçka më shumë. Edhe pse kemi 5 pikë diference me vendin e dytë, ne jemi një skuadër e madhe dhe gjithnjë luajmë për fitore. Nuk është një gare me Romën, por kundra të gjithëve, për këtë arsye mendoj se duhet të kemi frikë vetëm nga vetvetja. Champions League? Për të bërë hapin e madh duhet edhe pak fat. Të jenë të gjithë mire apo të kesh 3 lojtarë kyç të dëmtuar, ndryshon gjithçka. Në futboll nuk mund të thuash asnjë herë në fillim se kush e fiton ndeshjen, por di që kemi cilësi për të shkuar larg”. Bisedën më tifozët bardhezi Pogba e mbyll me zgjedhjen se kush është goli më i bukur: “I pari që shënova në stadiumin e ri kundër Napolit, ndërsa më i rëndësishmi është gjithnjë ai i radhës”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb