ITALI-Juventus i është afruar më tepër titullit të pestë radhazi në Seria A. ‘Zonja e vjetër’ ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Fiorentinës në ‘Stadio Artemio Franchi’.

Fillimisht shënoi Juventus me Mario Mandzukic, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Pogba, por rezultati u barazua në minutën e 81 me anë të Nikola Kalinic. Ishte Morata në minutën e 83 që i dha fitoren Juventusit duke kaluar në avantazh.

Heroi i kësaj mbrëmje padyshim që ishte Buffon i cili nuk lejoi të barazohet rezultati, duke pritur një penallti në minutën e fundit. Nëse Napoli humb me Romën atëherë Juventus shpallet matematikisht për të pestën herë radhazi kampion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: