Titulli i tetë radhazi i Juventusit, është gjithashtu i teti radhazi edhe për “Allianz Stadium”, i cili që nga inaugurimi i tij në vitin 2011, ka parë gjithnjë bardhezinjtë kampionë të Italisë, pasi që prej edicionit 2011-2012, ekipi torinez dominon në gadishullin Apenin.

Ndaj, si çdo vit, në tribunën qëndrore të stadiumit, klubi bardhezi ka përditësuar “scudetton” e fituar, duke vendosur aty trikolorin me numrin 37, aq sa janë titujt që pretendojnë tifozët e Juventusit, por edhe vetë klubi bardhezi.

Një provokim tjetër ky për FIGC, me federatën italiane që njeh 35 tituj, pasi ai i sezonit 2004-2005 është shpallur i pavlefshëm, ndërsa ai i sezonit 2005-2006 i ka kaluar Interit, që në atë edicion u rendit i treti në kampionat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: