Merkato e janarit pritet të jetë shumë e nxehtë për disa skuadra të mëdha. Ndër klubet që po mendojnë të bëjnë ndonjë lëvizje është Juventus, me bardhezinjtë që do të jenë mjaft aktiv në këtë periudhë.
Sipas mediave angleze, “Zonja e Vjetër” ka refuzuar Rashford të Manchester United, pasi është e interesuar për një lojtar tjetër të këtij klubi. Juvja pëlqen sulmuesin Zirkzee, me holandezin që shihet si afrimi i duhur.
Gjithsesi Manchester United vështirë s do të heqë dorë kaq shpejt nga shërbimet e Zirkzee, pasi lojtari u afrua nga Bologna në verë.
(J.S/BalkanWeb)