150 milion euro, kaq kërkon Man.United për kartonin e Pogba. Sipas “Times”, nuk jemi shumë larg kësaj shifre pasi Juventus është duke përpiluar një ofertë të re:134 milion euro për Pogba. “Zonja e Vjetër” me këtë ofertë kërkon të djeg konkurrencën e Real Madrid që pak ditë më parë ofronte 80 milion euro kesh plus kartonin e Bale dhe Toni Kroos.

Man United
Man United

Dëshira e “djajve të kuq” është të mbajnë Pogba në skuadër shkruan “Times”, duke e konsideruar mesfushorin francez si qendrën e projektit për të ringrituar Man.United. Pogba është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët janë grumbulluar për turin para-sezonal në Australi dhe Azi.

Pogba
Pogba

Nga ana tjetër vetë Pogba e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndroj më te Man.United, pas tre vite kërkon të nis një aventurë të re, Juventus dhe Real Madrid janë dy skuadrat e vetme që qëndrojnë në garë për të siguruar shërbimet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb