ITALI- Dëmtimi i Khedira-s ka futur në një “mini” krizë Juventusin. Stafi drejtues i kampionëve të Italisë është në kërkim të një mesfushori për të plotësuar boshllëkun e lenë nga ish mesfushori i Real Madrid. Strategjia është e qartë, kërkohet një mesfushor që të garantojë jo vetëm të tashmen por të jetë i vlefshëm edhe për të ardhmen. Të gjithë zërat për momentin të çojnë në Gjermani.

Objektivi kryesor është Mario Gëce. Një transferim i tillë do ti kushtonte Juves 30 milionë euro. Gëce dhe Pep Guardiola, përtej deklaratave në media, nuk kanë një marrëdhënie të mirë, situatë nga e cila dëshiron të përfitojë Beppe Marotta. Në këtë pikë, Juve duhet të bindë jo vetëm Bayern-in, por duhet të mposhtë edhe konkurrencën e madhe të ekipeve angleze.

Objektivi tjetër është Ilkay Gyndogan. 24 vjeçari i Borussia Dortmund kushton rreth 20 milionë euro dhe ka një kontratë që i skadon në 2017-ën. Në këtë situatë Dortmund është i detyruar ti ofrojë rinovim të kontratës ose ta shesë, nëse nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb