Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, dha mendimin e tij para ndeshjes kundër Lecces. Ai tha se ekipin e pret ndeshje e vështirë, por u shpreh besimplotë për 3 pikët.
“Këtu çdo ndeshje duhet trajtuar si një finale. Çdo sfidë dhe çdo stërvitje duhet të jetë 100%. Na pret një takim mjaft i vështirë! Të mos harrojmë se gjithnjë luan kundër vetes. Të gjithë duhet të japin gjithçka për të arritur fitoren dhe vetëm kështu mund të rritemi së bashku”, tha Igor Tudor, trajneri i Juventusit.