Studimi i bërë nga StageUp-Ipsos nxjerr shifrat për numrin e tifozëve që mbështetin 20 skuadrat që militojnë në këtë sezon në Serie A, raporton “Gazzetta Dello Sport. Juventusi kryeson duke pasur gati 33% të tifozëve, praktikisht një në tre tifozë është bardhezi. Në numra, janë plot 8.7 milionë tifozë që mbështetin Juventusin.

Më pas vjen Interi, shumë i shkëputur nga Juventusi. Zikaltërit mbajnë vendin e dytë të ndjekur nga gati 4 milionë tifozë, ndërsa në vend të tretë Milani me thuajse 3.9 milionë. 5 skuadrat e para e kalojnë shifrën e 1 milion mbështetësve. Në vendin e katërt është Napoli me 2.7 milionë dhe Roma e pesta me thuajse 1.9 milionë.

Ja renditja e plotë:

1. Juventus 8.725.000
2. Inter 3.975.000
3. Milan 3.868.000
4. Napoli 2.783.000
5. Roma 1.895.000
6. Fiorentina 673.000
7. Lacio 606.000
8. Kajliari 520.000
9. Torino 462.000
10. Bolonja 328.000
11. Sampdoria 250.000
12. Atalanta 245.000
13. Xhenoa 200.000
14. Udineze 170.000
15. Verona 131.000
16. Spal 121.000
17. Parma 100.000
18. Leçe 98.000
19. Breshia 91.000
20. Sasuolo 72.000

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb