Juventusi arrin një tjetër fitore në javën e 24-ët të Serie A, duke i ngjitur në kuotën e 66 pikëve pas 21 fitoreve dhe 3 barazimeve, 14 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që duhet ende ta luajë sfidën e tij.

Të besuarit e Alegrit thyen Frozinonen me rezultatin 3-0. I pari shënoi Paolo Dibala pas një siluri të vërtetë në minutën e 6-të, ndërsa 11 minuta më pas do të dyfishojë Leonardo Bonuçi.

Në pjesën e dytë realizon dhe Kristiano Ronaldo, me CR7 që siglon golin e tij të 19-të në kampionat. Alegri kështu kolaudon ekipin në prag të përballjes së rëndësishme të javës tjetër të Ligës së Kampioneve kundër Atletikos së Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb