Deri më 12 mars kur luhet ndeshja e kthimit me Atletikon e Madridit, për Juventusin do të jetë jo vetëm një periudhë rikuperimi fizik dhe sidomos psikologjik, por edhe një periudhë eksperimentesh, me trajnerin Masimiliano Alegri, i cili do të provojë edhe skema të ndryshme me lojtarë të ndryshëm për t’i vënë në funksion përballë spanjollëve në Europë.

Gjithsesi, në pritje të transfertës së të dielës me Bolonjën, te Juventusi mund të pushojë Kristiano Ronaldo, por ndoshta mund të ulet në stol edhe Paulo Dibala, përzgjedhja taktike.

Nga stërvitja e fundit bardhezi ka dalë se trajneri Alegri ka provuar skemën 4-4-2 me Manxukiçin dhe Bernardeskin në sulm, ndërsa në mesfushë mund të pushojë Matuidi (Pjaniç dhe Bentakur titullarë, Xhan i skualifikuar), me Sandron dhe Kanselon nga krahët, ndërsa në mbrojtje mund të luajnë Spinacola në të majtë e De Shiljo djathtas, por mund të pushojë edhe njëri mes Kielinit dhe Bonuçit. /PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb